Blinken takohet në Mynih me Aliyev dhe Pashinyan

February 18, 2023
1 minut lexim

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken zhvilloi një takim trepalësh në Mynih me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Presidenca e Azerbajxhanit thuhet se Blinken, Aliyev dhe Pashinyan u takuan në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Ndërkohë nuk janë ndarë informacione lidhur me detajet e takimit ku morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, këshilltari presidencial Hikmet Hajiyev si dhe ministri i Jashtëm i Armenisë, Ararat Mirzoyan dhe sekretari i Këshillit të Sigurisë së Armenisë, Armen Grigoryan.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arteta: Jorginho ishte i jashtëzakonshëm sot

Story i radhës

Lili Sula tregon nëse do të ketë bojkot të mësimit: Protestat e pedagogëve duhet të vazhdojnë

Të fundit nga

ShkoLartë