Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka postuar në Twitter për vdekjen e gazetarëve të Fox News, Pierre Zakrzewski, 55 vjeç, një shtetas irlandez, dhe Oleksandra Kuvshinova, 24, një ukrainase.
Ata u vranë jashtë Kievit kur automjeti i tyre ra nën zjarr nga trupat ruse, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
“Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që rrezikojnë jetën e tyre për t’i treguar botës se çfarë po ndodh në Ukrainë,” tha Anthony Blinken.
Very saddened to hear that @FoxNews cameraman Pierre Zakrzewski and Ukrainian journalist Oleksandra Kuvshynova were killed covering Russia’s war against Ukraine. My deepest condolences and wishes for a speedy recovery to our @StateDept correspondent who was injured in the attack. https://t.co/WBrF4ugZMN
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 16, 2022
“Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e vazhdueshme të Rusisë, e cila po vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias në Ukrainë.”
Të dielën, një tjetër gazetar dhe veteran i zonës së luftës, Brent Renaud, vdiq kur trupat ruse e qëlluan atë në një pikë kontrolli në Irpin, pak jashtë Kievit./BOTASOT