Blinken: Albright na bashkoi për t’i shpëtuar shqiptarët, sot Kosova ka rrugë me emrin e saj

March 25, 2022
1 minut lexim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përmendur Kosovën në deklaratën e tij për vdekjen e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.

Blinken thotë se falë Albright SHBA-të i mbrojtën shqiptarët në Kosovë kundër agresionit serb.

Po ashtu, Blinkeni tha se sot, ka një shesh dhe një rrugë në Kosovë me emrin e Madeleine Albright, si dhe një statujë e saj është e vendosur në kryeqytet.

“Dhe falë saj jo pak, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke iu bashkuan NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara mbrojtën shqiptarët etnikë në Kosovë kundër agresionit serb. Sot, ka një shesh dhe një rrugë në Kosovë me emrin Madeleine, dhe një statujë e saj qëndron në kryeqytet”, tha ndër tjerash Blinken.

“Madeleine Albright ishte një diplomate brilante, një udhëheqëse vizionare, një pioniere e guximshme, një mentore e përkushtuar dhe një person i madh dhe i mirë që e donte thellësisht Shtetet e Bashkuara dhe ia kushtoi jetën e saj shërbimit të saj. Ajo ishte gjithashtu një shoqe e mrekullueshme për shumë njerëz, përfshirë mua”, shtoi Blinken.

Kujtojmë se Madeleine Albright vdiq dy ditë më parë në moshën 84 vjeçare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Komuna e Prishtinës i përgjigjet dyshimeve të VV-së për keqpërdorimin e parasë publike

Story i radhës

Liqeni i Fierzës në Shqipëri ndalon prodhimin e energjisë elektrike

Të fundit nga

ShkoLartë