Bliniken i bindur që Ukraina mund të fitojë kundër Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se është i bindur se Ukraina mund ta fitojë luftën e saj me Rusinë.

Ai për BBC nuk mund të thoshte se sa do të zgjaste konflikti, por këmbënguli se disfata e Ukrainës nuk ishte e pashmangshme.

Blinken vlerësoi “rezistencën e jashtëzakonshme” të popullit ukrainas.

“Nëse është qëllimi i Moskës që të përpiqet disi të rrëzojë qeverinë dhe të instalojë regjimin e saj kukull, 45 milionë ukrainas do ta refuzojnë këtë në një mënyrë ose në tjetrën,” tha ai.

Lufta tashmë nuk ka shkuar siç mund të kishte planifikuar presidenti rus Vladimir Putin, shtoi ai.

Rezistenca e fortë nga forcat ukrainase vazhdoi të pengonte përparimet ruse në të gjithë vendin në ditën e nëntë të pushtimit.

Tash e dhjetë ditë Ukraina po përballet me agresionin rus.

Pra, mëngjesin e 24 shkurtit, Rusia sulmoi Ukrainën. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Historia që nisi me barazim

Story i radhës

Mbajeni shënim: Serbia mban anën e Putinit në agresionin kundër Ukrainës, jo të perëndimit!

Të fundit nga