Autoritetet kineze kanë zbutur disa kontrolle pas demonstratave në dhjetëra qytete të mëdha dhe në Hong-Kong, por nuk ka treguar gatishmëri për heqje dorë prej strategjisë “zero-COVID” që ka ngujuar miliona kinezë në shtëpi dhe banesa për muaj me radhë.
Në shenjën më të madhe të pakënaqësisë publike për dekada me radhë, turma të zemëruara prej kufizimeve kundër virusit, u mblodhën në fundjavë në protesta në disa pjesë të Kinës.
Disa prej tyre kanë bërë thirrje që të japë dorëheqje presidenti komunist, Xi Jinping.
Prej atëherë, forcat e sigurisë kanë arrestuar shumë protestues dhe kanë shtuar masat e përgjimit.
Në Pekin, janë parë më shumë makina policie në zonën ku qytetarët u mblodhën të dielën mbrëma për të demonstruar. /Koha.net/
Burimi: GAZETA.MK