Blina Ismaili, nxënësja më e mirë në Maqedoni për gjeografinë

Nxënësja e Kërçovës, Blina Ismaili është nxënësja më e mirë në lëndën e gjeografisë në nivel shtetëror në Maqedoninë e Veriut, shkruan TV21.

Ajo, në garat shtetërore ka arritur të marrë pikës maksimale, gjithsej 100 me çka ka rrëmbyer vendin e parë.

Këtij suksesi i është gëzuar edhe drejtori i shkollës ku mëson Blina, “Rexh Rushit Zajazi”, Naser Ismaili.

Ismaili ka bërë të ditur se ky sukses ka tejkaluar çdo sukses të arritur deri më tani.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

U rendit në vendin e 22-të, flet Albina Kelmendi për herë të parë pas Eurovizionit

Story i radhës

“S’fitohet me Amerikën kundër”, Zogaj: Berisha e mori përgjigjen për betejën e sedrës me SHBA

Të fundit nga