Bleu një router për 15 dollarë por zbuloi të gjitha sekretet një milioneri

min lexim

Një këshillë për 2023: Fshini çdo informacion personal nga pajisjet tuaja elektronike përpara se ti dhuroni apo shisni ato.

Një TikToker Gjerman, me emrin @dankeunextgay, është bërë viral pasi publikoi dokumente dhe foto të cilat pretendon se i ka gjetur në një Apple Time Capsule blerë nga një distributor.

Në videon e publikuar prej tij më 14 Dhjetor, TikToker-i ju tregon ndjekësve MacBook-un e tij që po rikthente një kopje rezervë të të dhënave të ish pronarit që datonte nga 2010-ta kur routeri wireless ishte përdorur për herë të fundit.

Më fal Don, janë duke kontrolluar “gjërat” tuaja,” thoshte ai duke identifikuar personin vetëm me emrin dhe jo mbiemrin e tij.

Është e frikshme,” shprehej gjatë klipit që ka marrë 5.6 milionë shikime. Një video 2 minutëshe e publikuar më pas ofronte më shumë shpjegime rreth Time Capsule, një pajisje që Apple nuk e shet më prej 2018-ës.

Në vend që të kishte vetëm një kopje, ai ka një listë kopjesh të të dhënave. Në këtë mënyrë nëse dëshironi të ktheheni në një periudhë të caktuar, mjafton të shkoni aty,” zbuloi TikToker-i.

“Nuk është vetëm një kopje e kompjuterit të tij, janë dhjetëra në periudha të ndryshme që prej 2010-ës.”

Ai pretendonte se Don kishte foto në harduerin e tij që vinin që prej 1980. TikToker-i hodhi idenë se pronari mund të ketë qenë një biznesmen apo CEO.

Ka një historik auditi, numra kartash krediti, informacione fluturimi. Kam numrin e llogarisë së këtij personi,” tha TikToker-i. “Mund të shoh sesa para kishte ai në bankë në një periudhë të caktuar. Madje kam edhe informacionin e sigurimit të shëndetit dhe ky individ ka pasuri miliona dollarë.

Ai vijoi: “Këto të dhëna vinë që nga 2010 dhe me shumë gjasa ka vdekur tashmë. Por fakti që kam akses në të dhëna të tilla është çmenduri.”

Gjetjet e tij shkaktuan reagime të ndryshme, veçanërisht në lidhje me Don. “Ky është një makth i imi dhe për këtë arsye shkatërroj çdo pajisje elektronike që kam poseduar ndonjëherë,” shprehej një person.

Po më bën të djersit dhe unë s’jam Doni,” shkruante një tjetër.

Doni dëshironte që ju ta gjenit atë. Ju jeni përzgjedhur për këtë mision,” ishte shakaja e një tjetri.

Zbulimi solli edhe reagime të tjera shqetësuese.

Gjyshi im quhej Don dhe ishte i fiksuar pas pajisjeve Apple. Ai shiti Mac-un e tij dhe ishte biznesmen. Tani po dyshoj me të vërtetë,” shkruante një përdorues.

TikToker-i tha se do të fshinte të gjitha të dhënat sapo të kishte përfunduar së shikuari ato. “Nuk më shërbejnë për asgjë dhe ndihem i pasigurte të mbaj gjërat e të tjerëve,” tha ai.

Dhe për tju përgjigjur pyetjes që secili prej jush mund të jeni duke bërë, kishte edhe materiale pornografike,” shtoi ai. Mbi të gjitha kjo ngjarje shërbeu për një mesazh të fortë: Mos dhuroni pajisjet e vjetra të teknologjisë,” shprehej TikToker-i.

Në një video të tretë, ai zbuloi se ishte duke u përpjekur të kontaktonte familjen e Don për të rikthyer Time Capsule. “Nuk ndihem i sigurtë me të dhe nuk dua ta fshij prandaj do të përpiqem të gjej një të afërm,” tha ai përpara se të kërkonte në dyqane të tjera për të gjetur pajisje të ngjashme. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rezolutat e Fundvitit! Çfarë të bëni ndryshe në 2023 për t’u ndier sa më të realizuar.

Story i radhës

Zhvillimet e fundit në veri, Grenell vjen me një thirrje për Kurtin

Të fundit nga