Blero Muharremi ka bërë së fundmi një bisedë me banorin më të ri të këtij formati, këngëtarin Domenik.
Ai ka folur për konkurrentët e tjerë, veprimet e tyre e po ashtu edhe për debatet që po bëjnë në shtëpi.
Artisti shqiptar thotë se nuk dëshiron se vetëm me dy fjalë mund t’i bllokojë të gjithë apo edhe t’i largojë.
Megjithatë, në bisedë e sipër shton se nuk është një person i tillë pasi të gjithë kanë familje dhe se këtë reality shou e ndjekin nga jashtë, madje edhe e marrin si shembull.
“Me dy fjalë t’i qes out (jashtë), por nuk e kam në sistem se kanë familje, kemi familje”, u shpreh ai.
I njëjti po pëlqehet mjaft shumë nga publiku, ndonëse po vazhdon ta ruajë personalitetin e tij.
Blero ka qenë më pak i angazhuar në debate, përveç atij me opinionistin Bledi Mane.