Blerim Sejdiu shkel mbi sakrificën e shqiptarëve, anashkalon krejtësisht gjuhën shqipe në përdorim zyrtar të komunës (FOTO)

Deponia e fshatit Debërcë në komunën e Zhelinës, ka disa ditë që po digjet derisa autoritetet e komunës nuk kishin ndërmarë asnjë veprim konkret.

Zjarret janë ende aktive teksa banorët e fshatit dhe vendeve përreth po thithin ajër të ndotur.

Ndonëse që disa ditë rradhazi nuk arriti të menaxhonte situatën me zjarrin, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu kishte bërë kërkesë për ndihmë në shuarjen e zjarreve Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Në dokumentin të cilin e kemi siguruar, vërehet se kërkesa e parashtuar është vetëm në gjuhën maqedonase, duke anashkaluar krejtësisht gjuhën shqipe e cila njihet tashmë si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Story i mëparshëm

Komuna e Deçanit: I arrestuari për ryshfet nuk punon për ne, por Ministrinë e Brendshme

Story i radhës

Italia kundër emigrantëve, kërkon ndihmë për ndalimin e tyre

Të fundit nga