blerim sejdiu 50 vendime te perhershme pune per arsimtaret tane ne tre raunde vleresim dhe mirenjohje per kontributin e tyre 681d15a36c065

Blerim Sejdiu: 50 vendime të përhershme pune për arsimtarët tanë në tre raunde– Vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e tyre

May 8, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Zhelinës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale përcolli lajmin për vendimet e përhershme të punës për arsimtarët e Zhelinës.

Postimi i plotë:

50 vendime të përhershme pune për arsimtarët tanë në tre raunde– Vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e tyre

Sot, me kënaqësi dhe përgjegjësi, shpërndam edhe një grup tjetër të vendimeve të përhershme të punës për arsimtarët tanë – një proces që kemi nisur muaj më parë dhe po e përmbyllim me përkushtim e drejtësi.

Ky është një hap konkret në vlerësimin e kontributit të palodhur të mësimdhënësve tanë, të cilët çdo ditë japin maksimumin për edukimin e brezave të rinj. Me këto vendime, po sigurojmë stabilitet, dinjitet dhe siguri për profesionistët tanë të arsimit.

Falënderoj të gjithë stafin administrativ për angazhimin korrekt dhe bashkëpunimin me institucionet përkatëse që ky proces të ecë mbarë dhe me transparencë.

Arsimi mbetet prioriteti ynë.

 

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

big mama pshtyn dhe shan ne serbisht alben 681d11a6e2a47
Story i mëparshëm

Big Mama p*shtyn dhe shan në serbisht Albën

lideri i alternatives zeqirija ibrahimi 9 maji simbol i bashkimit dhe zhvillimit pa kufij 681d15a780f05
Story i radhës

Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi: 9 Maji, simbol i bashkimit dhe zhvillimit pa kufij

Të fundit nga

ShkoLartë