Blerim Krasniqi sulmon kryeqytetin 

min lexim

Blerim Krasniqi, trajner i mirënjohur i basketbollit, tallet me basketbollin e Prishtinës, duke thënë se dikur ishin tri ekipe në Superligë dhe sot vetëm një!  

Krasniqi është i zhgënjyer me gjendjen e basketbollit në kryeqytet, vetëm një klub në elitë, kjo i duket një katastrofë e llojit të vet. 

“Dhe është për t’u inkurajuar dhe lavdëruar që plotë pas gati 20 vitesh kryeqyteti ynë me afër 500 mije banorë starton mezi me një ekipë në Superligë tonë?!

 Kjo quhet sukses dhe avancim i basketbollit te ne!

 Viteve 2003 – 2004, gjer diku viteve 2007 – 2008 në kryeqytetin tonë ishin hiq me pak se katër ekipe në Superligë: KB Prishtina, KB Mabetexi, KB Ekskluzivi si dhe KB Universiteti.

Dhe kishte së paku çdo javë derbi në kryeqytet, si dhe katër ndeshje derbi, si dhe transmetime Live në televizionet tona lokale!

Tani kur është viti 2022 dhe kur po mbahet Kampionati Europian, më i shikueshmi dhe më interesanti gjer me tani, televizionet tona asnjëra se ka parë të rëndësishme të ketë transmetime Live të këtyre lojërave me interesante ndonjëherë që janë zhvilluar në Europian.

Kjo e tregon atë se sa ne jemi të interesuar që popullariteti i lojës me të bukur në glob (basketbollit) po promovohet në vendin tonë!?

Kjo s’do më komente!?”, sulmon Krasniqi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA vendosi sanksione si përgjigje për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, reagon Irani: Tirana ra viktimë e skenarit që sajoi Uashingtoni

Story i radhës

Serbisë duhet t’i merren privilegjet e të qenit kujdestar arbitrar i vujatjeve serbe në Ballkan

Të fundit nga