Blerim Bexheti mer pasaportën Zvicerane të demokracisë

min lexim

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti do të merr pjesë në Forumin Global të Demokracisë së Drejtpërdrejtë që pritet të mbahet në muajin shtator në Zvicër. Me këtë rast kryetari Bexheti është paijisur me pasaportën Zvicerane të demokracisë të cilën ia dhuroi Brunno Kauffman nga Fonacioni Zviceran për Demokraci.

Postimi i plotë:

Kisha nderin që të pranoj ftesën për pjesmarje në samitin botëror të kryetarëve të komunave në Lucern të Zvicrës dhe të “pranoj pasaportën e Zvicrës për demokraci”

Dje në Saraj ka qëndruar z. Brunno Kauffman nga Fonacioni Zviceran për Demokraci me të cilin kishim takim të këndhsëm, ku edhe pranova ftesën për pjesmarrje në Forumin Global të Demokracisë së Drejtpërdrejtë, takimi më i madh në botë kushtuar demokracisë pjesmarrëse dhe të drepërdrejtë, i cili do të mbahet nga 21 deri më 25 shtator 2022, në qytetin e bukur buzë liqenit të Lucernit, Zvicër. Konferenca Botërore e këtij viti organizohet nga Fondacioni Zviceran për Demokraci në bashkëpunim me Domacracy International dhe Qytetin e Lucernit.

Me këtë rast, z. Kauffman simbolikisht më dhuroi pasaportën Zvicerane të demokracisë, një përmbledhje udhëzuese e demokracisë përfaqësuese të vjetër Zvicerane.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rihapen klubet e natës, tani muzikë edhe pas orës 23:00

Story i radhës

Dënohet shoferi që lëvizte me veturë mbi Urën e Gurit

Të fundit nga