Në rolin e opinionistes në “Love Story”, Bleona ka zgjedhur të uroj gjithë mësuesit dhe nënat me rastin e festave.
Mes të tjerash ajo tha se mezi pret të bëhet nënë.
“Të gjithë mësuesve doja t’i uroja gëzuar festën e 7 Marsit. Nesër femrave festën e 8 Marsit. Ky është një ‘show’ i cili ka si qëllim t’i fuqizojë femrat jo t’i uli poshtë. Vajza, gra kudo që jeni, duajeni trupin tuaj, veten tuaj dhe jeni të respektuara. Unë personalisht jam shumë e lumtur që jam sonte këtu dhe mezi po pres momentin që të bëhem nënë vetë”– është shprehur Bleona.
Në vitin 2017, Bleona Qereti vendosi që të ngrijë vezët, për t’i përdorur më pas në një çast të caktuar kur do vendosë të bëhet mama.
Vajzat e suksesshme në karrierë si Bleona, që nuk kanë mundur apo nuk kanë kohën e mjaftushme të bëhen nëna, ngrijnë vezët, për t’i pasur ato në një çast më të përshtatshëm të jetës. Duke i ruajtur në kushte specifike, këto vezë të ngrira, kanë mundësi të jenë aktive dhe kur gruas i ulet shansi natyral për të mbetur shtatzënë.
Ato më pas bashkohen me spermatozoidin dhe pasi krijohet embrioni vendosen në mitrën e nënës. Kjo mënyrë e lejon gruan të ketë një fëmijë të sajin, biologjikisht, në një kohë kur natyralisht ajo nuk mbet shtatzënë.