blendi gonxhja vota e 11 majit racionale dhe me shume se sa politike 6822996259e65

Blendi Gonxhja: Vota e 11 majit, racionale dhe më shumë se sa politike

May 13, 2025
1 minut lexim

Drejtuesi politik i PS në zonën e Kombinatit, Blendi Gonxhja tregon arsyet pse PS po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës, falë votave të 11 majit. Socialistët kryesojnë në 9 qarqe të vendit, nga 12, dhe votat e përkthyera në mandate, deri tani, i çojnë socialistët në Parlamentin e ardhshëm me të paktën 82 deputetë, si asnjëherë më parë.

Në një lidhje direkte për emisionin Log. në News24 me Endri Xhafon, Gonxhja tha se mazhoranca përfitoi edhe nga përçarja e opozitës.

Sa i takon partive të vogla, ai tha se shkuan para shqiptarëve me skenar krizash qeveritare dhe teza të rrezikshme për ekonominë.

Blendi Gonxhja: Është një votë racionale, më shumë se sa politike. Jo thjesht votë prej përkatësisë politike, por një votë e zgjuar e cila vjen në rritje edhe për shkak të fragmentarizimit të vetë opozitës, prej një oferte të paqartë të saj, ka parti që tentojnë bllokimin e qeverisë, zgjedhje të parakohshme, me teza markiste për ekonominë, pra jashtë kohe dhe kjo ka bërë që qytetarët të jenë të vendosur për këtë që kanë shprehur. Të gjithë duhet të shohim nga vetja, nga ajo që bëjmë dhe përfaqësojmë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kur femijet shfaqen ne endrra cdomethenie kane keto skena te zakonshme 68228fc34ab11
Story i mëparshëm

Kur fëmijët shfaqen në ëndrra – ç’domethënie kanë këto skena të zakonshme?

numerohen votat edhe ne kavaje fiton pd me rreth 2899 vota me shume 6822d19ff3d62
Story i radhës

Numërohen votat edhe në Kavajë, fiton PD me rreth 2899 vota më shumë

Të fundit nga

ShkoLartë