blendi gonxhja parashikon rezultatin e ps ne tirane synojme mbi 20 mandate 67f83129b1dcf

Blendi Gonxhja parashikon rezultatin e PS në Tiranë: Synojmë mbi 20 mandate

April 10, 2025
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte i ftuar në emisionin Debat në A2 CNN ku foli rreth përgatitjeve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit dhe objektivat e saj gjatë këtij procesi.

Teksa, shpjegoi se fryma në terren karshi mazhorancës është pozitive dhe e shëndetshme, Gonxhja u shpreh se në çdo qark PS do të synojë maksimumin e mandateve, duke bërë dhe një parashikim për kryeqytetin.

“Këto janë zgjedhje komplekse dhe duhet të përballemi, kërkon shumë solidaritet. Ky është një motivim i shtuar dhe përqendrim tek ato që ne i detyrohemi qytetarëve. Tirana ka një rëndësi thelbësore. Ne do të marrim maksimumin e mandateve në Tiranë, 19, 20 do të mundohemi dhe më shumë. Diaspora do të jetë risi. Ne do të mundohemi deri në fund.

Dialogu që zhvillojmë është i shëndetshëm, rezultativ, kemi gjithçka mundemi, kemi 37 kandidatët të listës së hapur që ndihmon që komunikimi të jetë me të gjithë njerëzit në çdo lagje, komunitet. Nuk mungon eksperienca, energjia, motivimi”, tha mes të tjerash Gonxhja.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

taravari vlen i arriti ta beje ndryshimin e shumepritur te shqiptaret 67f82bcae0584
Story i mëparshëm

Taravari: VLEN-i arriti ta bëjë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët

4 1
Story i radhës

Vandalizohet kopshti i ri për fëmijë në lagjen Butel 1. Priten masa të shpejta dhe ndëshkime për autorët

Të fundit nga

ShkoLartë