Blendi Fevziu vlerëson policët e Kosovës: Duken si amerikanë

1 minut lexim

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ në Shqipëri, Blendi Fevziu, ka dhënë vlerësime maksimale për Policinë e Kosovës, gjatë emisionit të së martës. 

Derisa po diskutohej në studio për sulmin terrorist në veri, gazetari Artan Hoxha po fliste për aksionin fantastik që e realizoi Policia e Kosovës në veri.

Ndërkaq gazetari Blendi Fevziu tha se përveç që janë të trajnuar edhe policët e thjeshtë kur të ndalojnë në rrugë, duken si amerikanë.

“Edhe policët që të ndalojnë në rrugë janë si amerikanët, s’kanë lidhje me Ballkanin fare”, tha Fevziu.

Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri aksioni i suksesshëm i Policisë në veri kundër terroristëve u duartrokit dhe u mbështet fuqishëm.

Story i mëparshëm

U vra në Veri, Afrim Bunjakut i vdiq djali para 10 vitesh, çfarë deklaronte polici

Story i radhës

Loredana me urim të veçantë për ditëlindjen e Noizyt

Të fundit nga