Blendi Fevziu: SPAK të hetojë çështjen aktuale si ajo e inceneratorëve, ose legjitimiteti i tij është joekzistent

October 29, 2024
1 minut lexim

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar arrestimet me urdhër të SPAK, teksa është shprehur se prokurorët e posaçëm duhet të hetojnë çështje aktuale siç janë inceneratorët.

“Nuk fillohet nga çështjet e vjetra. Ne kemi çështje të rëndësishme, me impakt të jashtëzakonshëm. Problemi është nuk ka fajtorë për momentin”, u shpreh gazetari në emisionin “Të paekspozuarit”.

Blendi Fevziu theksoi se nëse SPAK nuk u jep përgjigje këtyre çështjeve, legjitimiteti i Prokurorisë së Posaçme është joekzistent.

“Ne nisemi nga emrat, a do të arrestohet filani? Por gjërat nisen nga çështjet. Ne kemi inceneratorët, është çështja më e dukshme. Por ka një çështje me impakt të jashtëzakonshëm. Problemi është nuk ka fajtorë për momentin.

Marrim edhe çështje të tjera. Ne do ta gjykojmë SPAK-un kur të shohim çfarë veprimesh do të ndërmarrë ndaj çështjeve të mëdha të sotme. Ke klasë politike në pushtet prej 11 vitesh që ka akuza të mëdha. Nuk fillohet nga çështjet e vjetra.

Ne kemi çështje të rëndësishme, pa dhënë përgjigje nuk të them dot. Nëse nuk u jep përgjigje këtyre çështjeve, legjitimiteti i SPAK është joekzistent.

Janë një sërë çështjesh, që edhe shtypi i ka nxjerrë. Mora inceneratorët”, tha Blendi Fevziu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konferencë vjetore e MASIT-it me fokus në inteligjencën artificiale

Story i radhës

Sot varroset Auron Myftari, që dyshohet se u ther për vdekje nga vëllai

Të fundit nga

ShkoLartë