Bledi Mane: Kiara pa Luizin do të ishte duke punuar si kamariere në Lushnjë

Mbrëmë u diskutua debati i Luizit dhe Kiarës, pasi këngëtari u mërzit që moderatorja nuk kaloi këngë me të, por me Oltën, në natën e fundit në shtëpi.

Zhaklina sërish u mundua ta nxjerrte keq Luizin, duke e komentuar fëshkëllimen e tij ndaj Kiarës.

Ashpër i ka reaguar Bledi opinionistes, i cili i doli në krah Luizit.

Sipas tij, Luizi e dashuron dhe dëshiron të kalojë kohë me të, e cila sipas tij kishte arritur deri këtu falë tij.

“Ai djalë aty, u kujdes gjithmonë për të dhe e solli atë këtu ku është. Kiara po të mos ishte Luizi do të ishte tani duke punuar si kamariere në Lushnjë duke e parë atë nga televizori”, tha Bledi i ashpër ndaj opinionistes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lukashenko “duhet të shkarkohet” ose Evropa “nuk do të jetë e sigurt”

Story i radhës

Dy ndeshje interesante në basketboll, vëmendja në Suharekë

Të fundit nga