Bjeshkët e Prevallës kaplohen nga zjarri, Policia u vihet në ndihmë zjarrfikësve dhe vullnetarëve për ta shuar

1 minut lexim

Bjeshkët e Prevallës janë përfshirë nga një zjarr i madh që ende nuk është shuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi tha se Policia po i vihen në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarreve.

Ai tha se kësaj përpjekjeje i janë bashkëngjitur edhe disa vullneratë.

“Lidhur me zjarrin në bjeshkët e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024,  komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pas takim me drejtoreshën e Emergjencave të Komunës së Prizrenit dhe zyrtarë të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit.

Policia është vënë në ndihmë të zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente. Bashkë me zjarrfikësit në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Prevallë kanë shkuar edhe disa vullnetarë”, ka thënë Bytyçi.

Story i mëparshëm

Gjesti i madh i Harry Kanes

Story i radhës

Zjarr në të dyja anët e Rrugës së Kombit në Fushë Milot

Të fundit nga