Bjeshkatari Fari Rexhepi, njëherësh edhe kryetar I Shoqëatës Bjeshkatare Alpiniste ‘Daradania’-Shkup, ka ngjitur majën më të lartë të Sllovenisë Trigllavë, që ka një lartësi prej 2864 metër. Rexhepi, këtë ngjitje në Trigllav e refën nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook. Rrugëtimi nuk ishte I lehtë, por njeriu kur ka qëllim dhe vullnet arrinë gjithcka, tregon ai. Deri më tani Fari Rexhepi, si bjeshkatar ka ngjitur shumë maja të larta malore në vendë dhe rajon, por ai pretendonë që një ditë të ngjitet në majen më të larta në Evropë dhe botë.
Këtë hobi Fari Rexhepi, e filloi si hobi individual, por ai, tani është themelues dhe kryetar I Shoqëatës Bjeshktare Alpiniste ‘Daradania’-Shkup, ku ka një numër të madh të antarësisë nga vendi dhe rajoni. Rexhepi ju bënë thirje të gjithë atyre që e duan natyrën, shëndetin fizik dhe mental, gjatë vikendeve të vizitojn më shumë malet.
Ja rrëfimi I kryetarit të SHBA ‘Daradani’-Shkup, Fari Rexhepit në facebook, për ngjitjen e majës së Trigllavit në Slloveni:
MAJA E TRIGLAV-IT 2864 M/LMD
Me datë 17 Gusht 2022, së bashku me Avni Daku-n dhe Feriz Bunjaku-n nga Kosova dhe Dritan Tafhasaj-n nga Shqipëria, ngjitëm majën e Triglavit, e cila paraqet majën më të lartë në Slloveni dhe majen më të lartë të Alpeve Juliane, si dhe është e ranguar si maja e tretë më e lartë në Ballkan, pas majës Musalla në Bullgari dhe majës së Olimpit në Greqi
Triglavi ka tre shtigje për ngjitje / zbritje, dhe pjesa më e madhe e shtigjeve janë të siguruar me Via Ferrata.
Për të arritur të fillojmë me ngjitje në Triglav kaluam mbi 1300 km rrugë në nji drejtim, me datë 16.08.2022, ora 1.00 u nisëm nga Shkupi – (Maqedonia), Gjilani, Prizreni – (Kosova), Kukësi, Lezha, Shkodra – (Shqipëria), Bari, Budva, Tivari, Hercegnovi – (Mali i Zi), Dubrovnik, Makarskë, Split, Shibenik, Zagreb – (Kroaci) dhe Lubljanë, Bled, Bohin, Parku nacional Krma – (Slloveni).
Në mëngjesin e së mërkurës posa aritëm në Krma, edhe pse të lodhur, pa gjum, pa pushim, në ora 4.15 filluam me ecje dhe pasi arritëm me sukses i gjith grupi të ngjitemi në majen e Triglavit, pasi që patëm fat të kemi mot të mirë, bëmë disa pauza më të gjata, për ti shijuar ato bukuri përallore dhe në ora 22.00 u kthyem aty ku e filluam ecjen, vendosëm tendat dhe kaluam natën në parkun nacional të Sllovenisë.
Gjatësia e shtegut, në dy drejtime 24 km
Denivelim: mbi 2300 m.
Me datën 18.08.2022 u nisëm për tu kthyer për të njejtën rrugë, kur aritëm në Dubrovnik bëm plazh në nji nga plazhet e bukura të këtij qyteti, pastaj vazhduam rrugën për në qytetin e Ulqinit, edhe këtu e kaluam natën në tenda dhe me 19.08.2022, deri në orët e pas ditës bëm plazh në plazhin e bukur Copacabana dhe pastaj u nisëm në drejtim të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, dhe në orët e vona aritëm në shtëpitë tona.
“TË GJITHA VËSHTIRËSITË HAROHEN KUR ARRIHET QËLLIMI”