Bjellorusia sekuestron armë dhe eksplozivë të “destinuar për sulme terroriste në vend”

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha se shërbimet speciale të vendit konfiskuan armë dhe eksplozivë të destinuar për sulme terroriste në vend, raporton Anadolu.

“Shërbimet speciale bënë një punë të shkëlqyer. Ata sekuestruan arsenal armësh dhe eksplozivësh. Këto armë ishin të destinuara për sulme terroriste të profilit të lartë ndaj individëve dhe zyrtarëve qeveritarë”, tha Lukashenko gjatë një takimi me përfaqësuesit e sigurisë, mbrojtjes dhe policisë bjelloruse.

Lukashenko tha se operacioni për eliminimin e terroristëve në qytetin Grodno rezultoi në dokumentimin e planeve terroriste.

“Si zakonisht, është e nevojshme të informohet publiku për rezultatet e këtij operacioni dhe prishjen e planeve të armiqve tanë. Populli duhet ta di këtë. Ndërsa ju, krerët e agjencive ligjzbatuese, e kuptoni më mirë se kushdo tjetër se ky është një sinjal tjetër për ne”, tha ai.

Lukashenko shtoi se kërcënimet e jashtme ndaj vendit kanë bërë që Minsku t’i kushtojë më shumë vëmendje kërcënimeve të brendshme, duke deklaruar se duhet të qëndrojë vigjilent ndaj kërcënimeve të mundshme.

“Niveli më i lartë i kërcënimeve të jashtme na bën t’i kushtojmë vëmendje kërcënimeve të brendshme. Në fund të fundit, këto janë hallka të të njëjtit zinxhir. Raportet e fundit tregojnë se sa i rëndësishëm është diskutimi i sotëm. Ju e dini situatën në përgjithësi. Siç e them vazhdimisht, nuk duhet të ulim vigjilencën”, shtoi ai.





Story i mëparshëm

Odat ekonomike kundër ngrirjes së çmimeve: Masa e tillë nuk është zgjidhje e tregut

Story i radhës

VMRO-ja hedh poshtë ofertën për Kushtetutën

Të fundit nga