Biznesmeni tetovar blen ” Shik Jellakun”

February 21, 2022
1 minut lexim

Askush nuk do ta kishte paramenduar se një biznesmen do të blejë ” Shik Jellakun” e malazezit Daka Davicovic informon TetovaSot.

Dhe lajmi kryesorë ka të bëjë edhe me blerjen por me me faktin që këtë e ka bërë një biznesmen nga Tetova që nuk ka lejuar që në zemër të këtij qyteti shqiptarësh të qëndrojë si një hije e zezë një projekt i financuar nga një malazez apo sic në fakt njihet në Tetovë, si një serb.

Por blerja e “Shik Jellakut” nuk përfundon këtu për shkak se ndërtimi i saj do të jetë edhe projekti më i bukur në Tetovë.

Investime e tilla poashtu janë një lajm i madh edhe për zbutjen e papunësisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës që do tu mundësohet vetë qytetarëve tanë të punojnë në vendlindje me kushte dhe paga më dinjitoze.

Blerja e Shik Jellakut ka treguar edhe anën tjetër se tetovarët nuk e kanë në gjak që tokën e tyre tua dhurojnë të tjerëve sidomos atë ta kenë në pronësi malez apo serb kur dihen raportet me ta sidomos në të shkuarën jo të largët.

Dhe në fund. Projekti i “Shik Jellakut” tani duhet të merr kahje tjetër dhe të gjithë duhet të bëhen pjesë e këtij projekti për të nisur sa me shpejt si institucionet lokale edhe ata qendrore që Tetova të duket më e bukur me një projekt gjigand.

TetovaSot posedon edhe dokumentin e shitblerjes edhe pronarin e ri të Shik Jellakut, por në ditët në vijim do të prezentojmë edhe projektin gjigand edhe pronarin e ri që Tetova do të duket ndryshe pas ndërtimit. /Tetovasot

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Story i radhës

Arrestohet tre persona në Gostivar për të vuajtur dënimin me burg

Të fundit nga

ShkoLartë