“Rritja e qëndrueshme në kohë paqartësie dhe e mëpasshmja” ishte motoja e Forumit për Ekonmi dhe Financa organizuar nga Ministria e Financave, ku morri pjesë edhe biznesmeni i njohur Lazim Destani.
I ftuar nga Ministri i Financave Fatmir Besimi, biznesmeni i njohur nderkombëtar lazim Destani ishte pjesëmarrjen në hapjen e këtij Forumi që po i zhvillon punimet sot e nesër në Shkup.
Në këtë ngjarje me rëndësi të veçantë për vendin dhe rajonin marrin pjesë mbi njeqind ekspertë të ekonomisë e financave nga vendi dhe ballkani. Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, Nobelisti amerikan Paul Krugman, Zv.Presidentja e Bankës Botërore për Europë dhe Azinë Qendrore Anna Bjerde, e të tjerë.
“Prezenca dhe fjalimi kryesor i mbajtur nga Nobelisti Krugman, Profesor i shquar i Ekonomisë në universitetin City University of New York, ishte nder dhe me peshë të veçantë për këtë Forum…” ka thenë Destani.