Bizneseve në Prishtinë u ndalohet vëzhgimi me kamera

min lexim

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka njoftuar se ka kryer inspektime në 59 biznese në Prishtinë lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale, përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë.

Kësisoj AIP ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të përpunimin të të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë.

“Në të gjitha rastet ku është gjetur se kontrolluesi ka instaluar sistemin e vëzhgimit me kamerë në kundërshtim me dispozitat ligjore, AIP ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të përpunimit të të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë dhe shkatërrimin e të dhënave të grumbulluara përmes këtij sistemi, deri në datën e pranimit të vendimit.”

“Vëzhgimi me kamerë mund të fillojë pas plotësimit të kritereve sipas dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në çdo rast, kur të njëjta biznese instalojnë sistemin e vëzhgimit me kamerë, pa plotësimin e kritereve ligjore, ndaj tyre do të ndërmerren masat sanksionuese, respektivisht do të shqiptohet gjobë”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Autoritetit i Konkurrencës heton kompanitë për çmimin e vajit vegjetal: Rritja e kostove në kundërshtim me ligjin

Story i radhës

FC Shkupi vazhdon serinë pozitive, mund edhe Strugën (VIDEO)

Të fundit nga