“Biznes, administratë dhe ligj” vazhdon të mbetet fusha më e preferuar e studentëve në nivelin bachelor me gjithsej 4.380 studentë ose 26.4 për qind. Ndërsa, numër më i vogël i studentëve kanë zgjedhur “Bujqësi, pylltari, peshkim dhe veterinari”, 381 të regjistruar ose 2,3%, sipas të dhënave të publikuara sot nga ASK-ja mbi arsimin e lartë për vitin akademik 2023/2024.
Studentët e regjistruar për herë të parë në nivelin Bachelor sipas fushave të studimit në universitete publike dhe kolegje private
Në fushën “Teknologjia informative dhe komunikimi (TIK)” për vitin akademik 2023/2024 në nivelin bachelor, meshkujt përbëjnë 62.2 për qind të studentëve, ndërsa femrat 37.8 për qind.
Edhe te niveli master, “Biznes, administratë dhe ligj” vazhdon të mbetet fusha më e preferuar e regjistrimeve të studentëve, 1.314 studentë ose 34 për qind. Ndërsa, numër më i vogël i studentëve të regjistruar kanë zgjedhur të studiojnë në fushën “Bujqësi, pylltari, peshkim dhe veterinari”, me gjithsej 81 studentë ose 2.1 për qind.
Krahasuar me numrin e përgjithshëm të studentëve në nivelin master, dominon numri i atyre në “Biznes, administratë dhe ligj”, 3.208 ose 32.5 për qind.
Diferencë më e madhe gjinore vërehet edhe te niveli master në fushën e arsimit, ku nga 425 studentë, 92 për qind janë femra dhe 8 për qind meshkuj (vetëm 34 studentë).
Numri i përgjithshëm i studentëve në nivelin bachelor për vitin akademik 2022/2023 dhe 2023/2024
Numri i përgjithshëm i studentëve në nivelin master për vitin akademik 2022/2023 dhe 2023/2024
Burimi: botasot.info