Çmimi i Bitcoin sillej rreth 87,300 dollarë ditën e Hënë ndërsa mëngjesin e së Martes u ngjit në 88,400 dollarë pavarësisht se presidenti Amerikan Donald Trump aplikoi një presion të ri mbi tregjet duke kërcënuar me shkarkimin e Drejtorit të Rezervës Federale Amerikane Jerome Powell i cili ka dështuar të ulë interesat.
Ndërsa i referohej Powell si “Mr. Too Late” në Truth Social, Trump tha se tani kishte ardhur koha që Banka Qendrore Amerikane të ulte kostot e huamarrjes duke shtuar frikën e ekonomistëve se një gjë e tillë kishte për të shtuar inflacionin në virgjilje të tarifave.
“Powell ka qenë gjithnjë i vonuar,” tha Trump duke ju referuar edhe politikave ekonomike të periudhës së pandemisë. Bitcoin u rrit me 2.9 përqind në 24 orët e fundit sipas të dhënave të CoinGecko. Ndërkaq kriptomonedha e tjera si Solana ranë me 1.2 përqind.
Çmimi i arit u rrit ditën e Hënë me 3.9 përqind në 3,442 dollarë për onz sipas Yahoo Finance ndërsa indeksi S&P 500 ra me 2.8 përqind. Indeksi teknologjik i Nasdaq gjithashtu ra me 3 përqind.
Retorika e Trump u bë më kritike ndaj Powell-it pasi zyrtari foli para Klubit Ekonomik të Çikagos javën e kaluar, duke mbajtur një këndvështrim të kujdesshëm në lidhje me uljet e normave dhe ekonominë.
Trump më vonë vuri në dukje se përfundimi i kryesuesit të Fed “nuk mund të vijë mjaft shpejt”, duke lënë të kuptohet se çfarë do të ishte një përballje pa precedent historik. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al