bitcoin rikuperon pas tensioneve ne lindjen e mesme 685b3a11cf4c4

Bitcoin rikuperon pas tensioneve në Lindjen e Mesme

June 25, 2025
1 minut lexim

Bitcoin fitoi terren mëngjesin e ditës së hënë ndërsa tregtohej mbi 101 mijë dollarë, një rikuperim i vogël ndërsa investitorët reaguan ndaj sulmeve Amerikane në Iran.

Kriptomonedha u rrit së bashku me arin ndërsa tregjet e aksioneve dhe të naftës qëndruan në vend, një sinjal se investitorët presin një konflikt të izoluar në Lindjen e Mesme pa një shok gjeopolitik.

Operacioni Amerikan i kryer në koordinim me Izraelin goditi bazat nukleare të Fordow, Natanz dhe Isfahan duke përdorur një flotë prej 125 avionësh dhe municione të penetrimit të bunkerëve.

Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj qyteteve të Izraelit dhe kërcënoi me goditje të bazave Amerikane në Gjirin Persik.

Pavarësisht përshkallëzimit, tregjet u stabilizuan me shpejtësi. Ari shkoi në 3,398 dollarë përpara se të tërhiqej në 3,374 dollarë ndërsa çmimi i naftës u rrit me vetëm 0.5 përqind.

Tregjet presin një luftë të shkurtër ndërsa çmimi naftës qëndron në nivelet historike kur ka pasur përshkallëzime të ngjashme në Ngushticën e Hormuzit.

Bitcoin edhe pse u shit me shpejtësi pas lajmeve se Irani mund ta bllokojë ngushticën, investitorët u rikthyen duke blerë kriptomonedhën.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zemaj ldk ja per momentin eshte e fokusuar te zgjedhjet lokale 685b3741e9da2
Lajmi i mëparshëm

Zemaj: LDK-ja për momentin është e fokusuar te zgjedhjet lokale

shkupi e thyen heshtjen dhe prezanton perforcimin e pare 685b3b01f08a5
Lajmi i radhës

Shkupi e thyen heshtjen dhe prezanton përforcimin e parë

Të fundit nga

ShkoLartë