Zemaj: LDK-ja për momentin është e fokusuar te zgjedhjet lokale

June 25, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se ky subjekt politik aktualisht është i fokusuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Zemaj është shprehur se LDK-ja veçse ka filluar përgatitjet e saj për këto zgjedhje, por që sipas tij nuk do t’i anashkalojë as ato qendrore nëse vijnë.

Megjithatë, sipas Zemajt një vend si Kosova nuk është i gatshëm t’i mbajë dy palë zgjedhje brenda vitit për shkak të efikasitetit dhe ngarkesës së qytetarëve.

Ne nuk e shohim edhe në aspektin e efikasitetit por edhe të ngarkesës që është për qytetarët e vendit, edhe trajtimit, edhe ndarjes së pushtetit se është ndërtuar njëfarë sistemi i mirë i organizimit të zgjedhjeve lokale dhe ky është njëfarë interferimi në pushtetin lokal dhe në agjendat lokale që së paku e kanë ruajtur një kontinuitet në shumë komuna të zhvillimit korrekt edhe pse kemi pas ndërhyrje të qeverisë aty ku nuk e ka pasur pushtetin. Lidhja Demokratike e Kosovës është e fokusur për momentin te zgjedhjet lokale. Ne veç kemi filluar dhe jemi në përgatitje e sipër por nuk i anashkalojmë edhe përgatitjet për zgjedhjet qendrore nëse paraqitet nevoja”, ka thënë Zemaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shpërthim në një dyqan motorësh në Vlorë

Të fundit nga

Shpërthim në një dyqan motorësh në Vlorë

Një shpërthim ka ndodhur në një dyqan motorësh në Vlorë. Sipas policisë, dyshohet se një lëndë plasëse është hedhur pranë një banese. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Aty po kryen hetime.
ShkoLartë