Pas një fundjave me humbje, dy kriptomonedhat më të mëdha në botë fituan terren ditën e Dielë duke i ngjitur mbi 20 mijë dhe 1 mijë dollarë respektivisht.
Bitcoin rikuperoi 15% të vlerës në 24 orët e fundit pasi ra deri në 17,772 dollarë ditën e Shtunë. Në momentet që shkruajmë vlera e bitcoin është 20,502 dollarë sipas CoinMarketCap.
Ethereum që ra deri në 898 dollarë është rikuperuar me 25% në 1,111 dollarë në këto momente që shkruajmë.
Luhatja e vlerës është një lehtësim i përkohshëm i trajektoreve negative të javës së kaluar. Bitcoin ra nën 26 mijë dollarë për herë të parë në një vit ndërsa përgjatë fundjavës u tërhoq deri në 18 mijë dollarë.
Rënia nën 20 mijë dollarë bëri që ekspertët të flasin për një gjendje tregu ku kemi një likuiditet masiv. Dy kriptomonedhat duke u ngjitur mbi 20 mijë dhe 1 mijë dollarë respektivisht arritën që përkohësisht të parandalojë shitjen masive që sipas analistëve do ta dërgonin vlerën e bitcoin deri në 13,800 dollarë. /PCWorld Albanian