Bitcoin u ngjit mbi 100 mijë dollarë për herë të parë këtë vit ndërsa optimizmi i nisur që prej rritjes historike të vitit të kaluar vijon.
Në këto momente që shkruajnë Bitcoin këmbehet me 102,477 dollarë sipas CoinGecko ndërsa ende është larg nivelit rekord të 108,135 dollarëve.
Aseti dixhital më i madh në botë tregtohej nën barrierën psikologjike të 100 mijë dollarëve pasi ra 5.6 përqind më 18 Dhjetor.
Plani i presidentit të zgjedhur Donald Trump për të implementuar një rezervë strategjike Bitcoin ditën e inaugurimit më 20 Janar vijon të sillet në mendjet e investitorëve.
Sipas propozimit të tij, qeveria Amerikane do të mbajë bitcoinët që ka nën posedim – afro 210 mijë bitcoin me vlerë 21 miliardë dollarë – të cilët janë konfiskuar kryesisht nga aktivitete kriminale dhe të paligjshme.
Megjithatë ekziston mundësia që qeveria Amerikane të blejë më shumë. Akti Bitcoin i 2024 propozuar nga Senatorja Cynthia Lummis, bën thirrje që qeveria Amerikane të blejë 1 milionë bitcoin për 5 vitet e ardhshme, ose 5 përqind të Bitcoin në qarkullim.
Nëse Trump do ta mbajë premtimin e tij kur të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 20 Janar mbetet për tu parë. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al