Bitcoin ngjitet mbi 30 mijë dollarë

May 31, 2022
1 minut lexim

Bitcoin u rrit me 7.93% në 31,780 dollarë ditën e Hënë, një rritje me mbi 2300 dollarë krahasuar me një ditë më parë. Kriptomonedha më e madhe në botë është rritur me 25% krahasuar me nivelin më të ulët të vitit më 12 Maj.

Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë u rrit me 9.8% në 1,989 dollarë.

Rritja e kriptomonedhave ditën e Hënë erdhi pas sinjaleve pozitive në tregjet Aziatike dhe raporteve se Kina do të heqë kufizimet e Covid-19.

Analistët besojnë se hapja e ekonomisë do të rrisë shpenzimet konsumatorë, të rrisë të ardhura e kompanive dhe të rikuperojnë vlerat e aksioneve.

Megjithatë inflacioni në Evropë po bën kërdinë me çmimet që po rriten më shpejtë sesa është parashikuar duke rritur presionin mbi institucionet financiare. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna e Tetovës: Ajri nuk është i ndotur deri në atë masë sa që të jetë i dëmshëm

Story i radhës

Osmani: BDI-ja aset kombëtar

Të fundit nga

ShkoLartë