Bitcoin bie nën 19 mijë dollarë

1 minut lexim

Bitcoin u tregtua nën 19 mijë dollarë ditën e Mërkure duke prekur nivelin më të ulët që prej Qershorit.

Vlera e përgjithshme e kriptomonedhave ra nën 1 trilionë dollarë ndërsa shitja e tyre po vazhdon masivisht.

Bitcoin po shitej për 18,812 dollarë sipas CoinDesk mesditën e sotme. Ether gjithashtu ishte në rënie me më shumë se 8%.

Bankat Qendrore në mbarë botën po luftojnë me inflacionin dhe masat shtrënguese monetare. Rezerva Federale Amerikane ka rritur interesit për të adresuar inflacionin.

Sjellja e Bitcoin ka qenë e ngjashme me aksionet në bursa. Kur ato bien, edhe kriptomonedha është në rënie. Që prej Nëntor nga tregu i kriptomonedhave janë fshirë 2 trilionë dollarë. Asokohe Bitcoin këmbehej me 68 mijë dollarë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shtrëngim duarsh, fuzionohen Prishtina F dhe M – Technologie, kështu quhet ekipi dhe garon në elitë!

Story i radhës

Nuk ka më dyshime!

Të fundit nga