Bitcoin bie në 27 mijë dollarë

Bitcoin ra nën 27 mijë dollarë ditën e Enjte për herë të parë në 16 muaj ndërsa tregu i kriptomonedhave vazhdon me humbje për shkak të frikës nga rritja e inflacionit.

Çmimi i bitcoin ishte 26,595 mëngjesin e së Enjtes sipas të dhënave të Bitstamp. Është hera e parë që kriptomonedha bie nën 27 mijë dollarë që prej muajit Dhjetor.

Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, ra deri në 1,789 dollarë dhe hera e parë nën 2 mijë dollarë që prej Korrikut 2021.

Investitorët po largohen nga kriptomonedhat përballë rënies së aksioneve në bursat më të mëdha në botë.

TerraUSD, një stablecoin që pasqyron vlerën e dollarit, ra me 30 cent ditën e Mërkure duke tronditur besimin e investitorëve tek financat e decentralizuara.

Zakonisht ka qenë e kundërta me investitorët të cilët gjenin siguri duke investuar tek asetet dixhitale në momente paqartësie. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski: Jo vetëm bllokada, do të ndërmarrim edhe hapa të tjerë deri në zgjedhje të parakohshme

Story i radhës

Gjeti kohën më të keqe: Efektet negative të nismës së Makronit për “Komunitetin Politik Europian”

Të fundit nga