8
Shkup, 10 tetor – “Mbi 1200 licenca për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme në më pak se tre vjet kaluan përmes një filtri rregullator dhe u kualifikuan për t’u lidhur me rrjetin. Kjo rezultoi me një bum investimesh në burimet e ripërtëritshme që zvogëloi importin e energjisë elektrike nga 40% në 2,75% dhe sot ai proces është i pandalshëm dhe pritet mbyllja e ciklit të energjisë përmes investimeve në sistemet e baterive dhe sigurimit të energjisë së balancuar”, theksoi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë, në panelin Formimi i politikave të rinovueshme: Dialog me rregullatorë nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Javës së Energjisë së Ballkanit Perëndimor, mbajtur në Budva, Mali i Zi.
Ai tha se çmimet e larta të energjisë elektrike janë sinjali kryesor i tregut që motivoi kompanitë private për të nisur një cikël të fortë investimesh në ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike për të marrë fatura më të ulëta të energjisë elektrike.
Ai shtoi Rregullatorët nga rajoni ranë dakord që investimet në të ashtuquajturën autostradë energjetike – rrjeti i transmetimit dhe shpërndarjes duhet të jenë prioritet i çdo qeverie, sepse garanton sovranitetin e energjisë përmes ofrimit të besueshëm dhe të qëndrueshëm të energjisë dhe redukton mundësinë e ndërprerjeve.
BURIMI: zhurnal.mk