Bislimovski: EVN Home është i detyruar që të faturojë sipas situatës të cilën qytetarët e raportuan me vetëlexim

February 15, 2022
1 minut lexim

Të gjithë skenarët apokaliptikë dhe paralajmërimet se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë do të rritet deri 50 për qind ose do të ketë reduktime nuk u realizuan. Çmimi u korrigjua për 9,48 për qind, ndërsa reduktime nuk ka, theksoi Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) në Komisionin kuvendor për Çështje Ekonomike në të cilën tri ditë me radhë po shqyrtohet Propozim plani financiar i KRRE-së për vitin 2022.

Bislimovski informoi se gjatë periudhës së kaluar KRRE ndërmjetësoi në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të cilët raportuan se kanë marrë fatura të larta joadekuate për energji elektrike.

“Bëhet fjalë për lexim joadekuat. Për këtë vetë qytetarët mund të parandalojnë dhe t’i lexojnë orët dhe situatën ta raportojnë. EVN Home është e detyruar që të faturojë sipas situatës të cilën qytetarët e kanë raportuar me vetëlexim”, tha Bislimovski.

Nga OBRM-PDUKM-ja opozitare në debatin për situatën energjetike dhe propozim planin financiar akuzuan se anëtarët nuk i kënaqin kriteret pranë numrit të tyre dhe me këtë është vënë në pikëpyetje pavarësia e tyre.

“Për këtë kohë të shkurtë që ju ka mbetur tregoni integritet. Gjithsesi për shkurt do të ndryshojë pushteti dhe do të vijnë njerëz që e dinë problematikën në KRRE”, tha Bllagica Llasovska nga OBRM-PDUKM.

Bilsimovski theksoi se KRRE gjatë tre viteve të fundit është vlerësuar si rregullator numër një nga ana e Bashkësisë Energjetike. Në raporte, siç tha, është vlerësuar se e ka konfirmuar besimin dhe pavarësinë me atë që KRRE ka dëshmuar ekspertizë, standarde, përkushtim dhe aftësi më të lartë që të kundërshtojë ndikimet potenciale ndaj pavarësisë.

“Raporti i KE-së ka evidentuar ndikime politike, por dihet saktësisht se kush e pengon punën dhe dëshiron të ndikojë siç po e pengoni tani raportin financiar. Nuk do të gjeni një rregullator në BE ku duhen katër muaj për të miratuar një raport financiar. Dhe sigurisht këto deklaratat e juaja se do t’i shkarkoni anëtarët e KRRE-së pasi të vini në pushtet – në Komisionin Evropian i konstatojnë si presion ndaj pavarësisë”, theksoi Bislimovski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​KEDS ua ndal rrymën shkollave

Story i radhës

Kandidon për President, ish-komandanti i ushtrisë serbe nis fushatën me një provokim nga Prizreni: Qytet i bukur, por i mungon serbishtja

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë