Bislimi nuk komenton për takimin Kurti-Vuçiq, përgjigjet shefi i BE-së

February 24, 2023
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk ka dashur të flasë për takimin e së hënës në Bruksel Kurti-Vuçiq gjatë konferencës që pati pas nënshkrimit të marrëveshjes IPA 2023 me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Duke dashur t’i shmanget pyetjes, Bislimi tha se është ‘disrespekt’ të flitet për tema të tjera në një ngjarje sikur nënshkrimi i kësaj marrëveshje.

“Është hera e parë që kemi një program IPA që i dedikohet tërësisht një sektori i cili është i goditur, të cilat do të shpërndahen tek qytetarët. Është hera e parë që në plotësi programi i besohet institucioneve të Kosovës. Është disrespekt për gjithë këtë punë që është bërë. Po më duket që është e padenjë të përgjigjem në këtë pyetje”, tha ai.

Ndërkaq, Szunyog, duke thënë se nuk mund të shtojë më shumë sesa që ka folur kolegu i tij, Miroslav Lajçak, tha se kanë pritje që palët ta pranojnë propozimin.

“Presim që të dyja palët të pranojnë propozimin europian dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive se si të zbatohet ajo. Marrëveshja është e rëndësishme për integrimin europian”.

Szunyog tha se Kosova është ndër vendet që është ndikuar më negativisht nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA: Vuçiç dhe Kurti të jenë konstruktivë në lidhje me propozimin evropian

Story i radhës

Policia para ambasadës ruse në Beograd i pengoi aktivistët të dorëzonin tortën e “përgjakshme”, disa tjerë thërrisnin ‘Lavdi Rusisë’

Të fundit nga

ShkoLartë