Bislimi: Këtë vit vendi u përball me tentativat destabilizuese nga fqinji verior, por i përballuam me sukses e vendosmëri

December 31, 2022
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve të vitit 2022, ndërsa tha se vendi këtë vit u përballë me tentativat destabilizuese nga fqinji verior, por që u përballuan me sukses e vendosmëri

Ai tha se Kosova gjatë këtij viti ka shënuar rritje ekonomike, rritje të eksporteve, të hyrave doganore etj.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Viti 2022 ka qenë i mbushur me suksese e sfida, të cilat i kemi përballuar e tejkaluar bashkërisht.

Kosova ka shënuar gjatë këtij viti rritje ekonomike, rritje të eksporteve, rritje të të hyrave doganore, rritje të të hyrave tatimore, rritje të investimeve të huaja direkte, rritje të rezervave shtetërore dhe rritje të punësimit.

Kemi shpërndarë mbi 200 milionë euro vetëm përmes Pakove të Ringjalljes Ekonomike dhe asaj të Përballjes me Inflacionin.

Kemi shënuar progres në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian, ku janë miratuar në Qeveri e Parlament numri më i lartë ndonjëherë i ligjeve dhe projektligjeve në kuadër të agjendës evropiane dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Vendi ynë, ka aplikuar këtë vit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e së fundmi në muajin dhjetor kemi dorëzuar dhe aplikimin për anëtarësim në BE.

Pas vitesh të pritjeve të shumta, tashmë kemi ecur përpara në çështjen e liberalizimit të vizave, ku pas përfundimit të hapave të fundit të mbetur, qytetarët tanë do të mund të lëvizin pa viza, më së largu me 1 janar 2024.

Arritjet e sukseset e Qeverisë, u vërtetuan edhe në Raportin për Vendin 2022, i cili ishte më i miri ndonjëherë për Kosovën.

U përballëm dhe me tentativat destabilizuese nga fqinji ynë verior, të cilat i përballuam me sukses e vendosmëri.

Kosova është kontribuues i stabilitetit, paqes, vlerave demokratike e fqinjësisë së mirë. Jemi eksportues të demokracisë, në rajon e Evropë.

Kemi shënuar të arritura të shumta gjatë këtij viti, por e dimë që ka ende punë për të bërë. Përpara, drejt një viti tjetër plot përkushtim, angazhim e suksese të reja.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia i bëri shenjë të ndalonte, por 29-vjeçari u largua me shpejtësi! Blutë iu vendosën në ndjekje dhe e kapën pas…

Story i radhës

Ngjarjet kryesore që shënuan vitin 2022

Të fundit nga

ShkoLartë