Bislimi e Erik Weststrate flasin për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evrop

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar Drejtorin e Departamentit për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Erik Weststrate, të shoqëruar nga ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, me të cilin ka diskutuar për vendosmërinë e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se në këtë takim u shpreh mesazhi i qartë se Kosova e sheh të ardhmen e saj në BE, në arritjen e standardeve evropiane dhe punën e vazhdueshme në zbatimin e reformave të agjendës evropiane.

Po ashtu në këtë takim u tha se Kosova është gati të bëjë hapa të mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian dhe ta dërgojë marrëdhënien me BE-në në një nivel tjetër.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se institucionet tona janë të maturuara dhe të gatshme për të kontribuar pozitivisht në këtë proces e për të ecur tutje në përmbushjen e hapave të nevojshme, në rrugën drejt BE-së.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi Weststrate dhe ambasadoren Lobbezoo edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel, të hënën e kaluar.

“Në përfundim të takimit palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy shteteve tona, e për të vijuar intensifikimin e tyre”, thuhet në njoftim.​

Story i mëparshëm

Mbahet për të katërtin vit radhazi festivali UNUM në Shëngjin, këtë vit fokus promovimi i mjedisit të pastër

Story i radhës

Tre shtete amerikane njoftojnë se do të reduktojnë konsumin e ujit të lumit Kolorado

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez