Franca është kthyer në një ndër aleatët kryesorë të Greqisë kundër Turqisë gjatë viteve të fundit edhe pas nënshkrimit të disa kontratave të shtrenjta të mbrojtjes nga Athina për blerjen e avionëve “Rafale” dhe fregatave të avancuara.
Sëfundmi, mediat greke raportojnë se forcat ajrore të vendit të tyre janë duke kryer ushtrime stërvitore në bashkëpunim me aeroplanmbajtësen franceze “Charles de Gaulle”, e cila ëshë pozicionuar pranë Kretës.
Krahas ushtrimeve stërvitore mes ushtrive, prania e francezëve në Egje është një mesazh i fortë edhe ndaj Turqisë, e cila ka kërcënuar hapur sëfundmi Greqinë për luftë, raporton abcnews.al.
“Ndonjë natë mund t’ju vijmë papritur”, përsërit vazhdimisht Presidenti Erdogan kundër grekëve në fjalimet para mbështetësve të tij në qytete të ndryshme të Turqisë duke bërë që Athina t’i marrë sëriozisht këto kërcënime nisur edhe nga fakti se fqinji lindor është pranë zgjedhjeve Presidenciale.