Qeveria, sindikatat dhe punëdhënësit nuk kanë arritur marrëveshje për kërkesën e sindikatës për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë.
Dje, pas disa orësh diskutimesh në seancë të Këshillit Ekonomik dhe Social, konsensusi i vetëm ishte që të rritet paga minimale, por jo se sa duhet të jetë rritja apo si do të arrihet.
“Ne patëm dialog vërtet konstruktiv, ndoshta nuk ka pasur më herët në hapësirat tona. Kemi konsensus se paga minimale do të rritet. Dialogu do të vazhdojë të premten, pas orës 16:00. Dhe i siguroj të gjithë qytetarët që janë në kategorinë e përfituesve të pagës minimale, se së shpejti do të ketë konsensus për rritjen e pagave minimale të tyre”.
“Por ne thamë se e vetmja mënyrë për të marrë rrogë të mirë për punëtorët tanë është krijimi i një sistemi afatgjatë, që nuk do ta lërë në vullnetin e një qeverie, kur ajo dëshiron ose ka një dëgjim ose nga palë të ndryshme si p.sh. si sindikata apo organizata të punëdhënësve”, tha dje pas seancës zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Për kryetarin e LSM-së, Darko Dimovski, propozimi i dhënë nga punëdhënësit në fund të seancës së djeshme, është vetëm përpjekje për të blerë kohë.
Për shkak të rritjes së harxhimeve të jetesës dhe krizës së energjisë dhe kovidit, sindikata kërkon që paga minimale të rritet menjëherë në 18.000 denarë.
Për momentin, përveç “Të Majtës”, përkrahjen e ligjit kanë deklaruar edhe RDM dhe Lidhja Demokratike.