Bisedimet me Juventusin “mollë sherri” për Lukakun

July 15, 2023
1 minut lexim

Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Interi ka vendosur që të largohet nga bisedimet për transferimin e Romelu Lukakut, dhe Chelseat do të informohet së shpejti për këtë gjë.

Interi është tejet i nevrikosur pasi që e morri vesh për bisedimet mes Lukakut dhe Juventusit disa ditë më parë, dhe për këtë gjë ka vendosur të largohet nga bisedimet me Chelsean.

Interi nuk do të avancojë me bisedime pas ofertës së fundit prej 35 milionë eurove dhe pesë milionë euro të tjera në formë të bonuseve, ofertë kjo e cila Chelsea do ta pranonte.

Juventusi dërgoi një ofertë prej 37.5 milionë eurove dhe 2.5 milionë euro të tjera në formë të bonuseve drejt Chelseat, por kjo ofertë do të vlejë vetëm nëse gjiganti italian e shet Dusan Vlahovic.

Juventusi dhe klubet nga Arabia Saudite mbeten si opsion për Lukakun, ndërsa Interi po planifikon bisedimet për një sulmues të ri.

Chelsea pret që Romelu të rikthehet të hënën në klub, por që ai nuk do të udhëtojë me ekipin në Amerikë pasi që klubi dëshiron vetëm ta shesë atë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fitore e thellë e Finlandës

Story i radhës

Përmbytje të mëdha në Korenë e Jugut – mbi njëzet viktima, mijëra të evakuuar

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë