bisedime te drejtperdrejta ukraine rusi ne turqi 68231aa22ddc5

Bisedime të drejtpërdrejta Ukrainë-Rusi në Turqi

May 13, 2025
min lexim

Në sfondin e bisedimeve të drejtpërdrejta që pritet të zhvillohen më 15 maj në Turqi për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski se këto bisedime mund të rezultojnë në mundësi të favorshme. “Shpresojmë që kjo mundësi nuk do të çohet dëm”, theksoi Erdogan. Turqia është e gatshme të angazhohet për takimet, shtoi Erdogan. “Dua të theksoj edhe një herë se jemi të gatshëm të kontribuojmë për këto takime dhe jemi të lumtur t’i organizojmë ato”, deklaroi presidenti turk.

Në sfondin e bisedimeve të drejtpërdrejta që pritet të zhvillohen më 15 maj në Turqi për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr ZelenskiFotografi: ANKA

Pas bisedës me Erdoganin Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski shkroi në Telegram: “Ne diskutuam pikat kryesore të takimit në Turqi të cilat mund të ndihmojnë për përfundimin e luftës”. Zelenski tha gjithashtu: “Jam mirënjohës për gatishmërinë në nivelin më të lartë për të nxitur diplomacinë.”

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, diskutoi me homologun e tij turk për çështje që lidhen me bisedimet e drejtpërdrejta të 15 majit me Ukrainën.

Trump mund të marrë pjesë në bisedimet në Turqi

Presidenti ukrainas Zelenski u shpreh gjithashtu se e përshëndet deklaratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili kishte deklaruar se nëse zhvillohen bisedime të drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë ai po shqyrtonte pjesëmarrjen në këtë takim të planifikuar të enjten në Stamboll.

“Të gjithë ne në Ukrainë e përshëndesim pjesëmarrjen e Presidentit Trump. Kjo është ideja e duhur. Ne mund të bëjmë një ndryshim të madh”, shkroi Zelenski në platformën X.

Presidenti Trump tha se mund të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në TurqiFotografi: Alex Brandon/AP/dpa/picture alliance

Përpara nisjes për një udhëtim triditor në rajonin e Gjirit Persik, ku do të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nëse ka përshtypjen se gjërat mund të lëvizin dhe nëse është e nevojshme ai mund të fluturojë nga atje për në Turqi: “Kam shumë takime, por kam menduar të fluturoj edhe për në Turqi.” – tha Trump./DW

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sulmuesi i premierliges iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale 6823171999592
Story i mëparshëm

Sulmuesi i Premierligës iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale

mbi 4 mije analiza ne nje dite ne spitalin e pergjithshem ne peje 68231b56a39e7
Story i radhës

Mbi 4 mijë analiza në një ditë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Të fundit nga

ShkoLartë