Bisedë telefonike Osmani – Dendias

1 minut lexim

Pavarësisht skadimit të afatit të rregullt, kërkimi i të riut të zhdukur vazhdon edhe nesër

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Nikos Dendias, gjatë së cilës është diskutuar për situatën e kërkimit të të riut të zhdukur nga vendi.

Ministri kërkoi vazhdimin e kërkimeve pavarësisht kalimit të afatit të rregullt, për të cilin u informua nga kolegu se së shpejti do të sillet vendim për vazhdimin e kërkimit për të zhdukurin.

Gjatë bisedës, Osmani falënderoi përpjekjet dhe sakrificat e Shërbimit Bregdetar të Greqisë, Forcave Ajrore dhe popullatës lokale të përfshirë në kërkim.
Biseda pasoi pas dërgimit zyrtar të Notës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë me lutje për vazhdimin e kërkimit edhe pse sot ka kaluar afati për organizimin e kërkimeve të tilla

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rina Balaj sjell imazhe nga performanca në festivalin grek, merr vëmendjen me format trupore

Story i radhës

SHBA-së i duhen studiues të huaj, por rrezikohet nga spiunazhi

Të fundit nga