BIRN: SPAK kërkon fajësi, por jo dënim me burg për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

July 5, 2024
min lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kërkoi të premten më 5 korrik deklarimin fajtor të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenalaj për veprën penale të deklarimit të rremë të pasurisë.

Gjatë parashtrimit përfundimtar, prokurorja e çështjes, Doloreza Musabelliu vërejti se gjatë hetimit dhe gjykimit janë kryer disa ekspertime ku konstatohen dhe të dhëna të ndryshme. Ajo kërkoi që përllogritjet e shpenzimeve të kryhen për gjithë periudhën sipas arsimit të të pandehurit dhe jo sipas minimumit jetik.

Sipas prokurores Musabelliu, edhe me pranimin e kërkimeve të subjektit për konsiderimin e të ardhurave për periudhën 1983-1994, sërish ai rezulton në pamundësi për investimet e kryera në të periudhë. Po ashtu, ajo këmbënguli se Zenelaj gjendet në pamundësi financiare për krijimin me burime financiare të ligjshme të pasurive të tjera, të një toke të blerë në Porto-Palermo në Himarë; një njësie, tre aparatamenteve dhe dy bodrumeve në Ishull-Shëngjin Lezhë.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare, Musabelliu evidentoi dhe faktin se Zenelaj kishte gjykuar një çështje ndaj një personi nga i cili ka marrë një hua.

Në përfundim, prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi deklarimin fajtor të Zenelajt dhe dënimin e tij me një vit heqje lirie, si dhe pezullimin e këtij dënimi duke e vendosur në shërbim prove për 24 muaj.

Avokati i Zeneljt kërkoi kohë për të përgatitur dhe paraqitur konkluzionet përfundimtare dhe gjykata e shtyu seancën për më datë 19 korrik, në orën 10:00.

Guxim Zenelaj u dërgua për gjykim për deklarim të rremë të pasurive në vitin 2022. Në tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Zenelajt, konkretisht të një ngastre toke me sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë dhe gjashtë pasuritë e paluajtshme në Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Zenelaj u largua nga sistemi gjyqësor në korrik të vitit 2017, së bashku me anëtarët e tjerë Arjana Fullani, Andi Çeliku Aleksandër Muskaj dhe Evelina Qirjako, të cilët njoftuan përfundimin e mandatit të tyre. Në vijim ata refuzuan t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit me pretendimin se nuk e kishin më statusin e magjistratit. Po ashtu refuzuan pozicionet në Apel. Bazuar mbi këtë refuzim, KPK vendosi se secili prej tyre kishte bërë dorëheqje dhe bazuar në ligjin për rivlerësimin kalimtar, caktoi masën që u ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mihajllovska: Nota mesatare e maturës shtetërore këtë vit është 3.25

Story i radhës

Shefi i marinës së Ukrainës: Rusia po humbet qendrën e Krimesë në Detin e Zi

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.
ShkoLartë