Binance thotë se nuk do të bllokojë llogaritë e miliona Rusëve të pafajshëm pavarësisht kërkesës së Ukrainës

February 28, 2022
1 minut lexim

Ditën e Hënë bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave Binance tha se do të ngrinte llogaritë e të gjithë individëve Rusë të sanksionuar por jo të bllokonte të gjitha llogaritë e përdoruesve Rusë.

Komentet vinë pasi zëvendës kryeministri i Ukrainës kërkoi që bursat e kriptomonedhave të bllokojnë llogaritë e të gjithë përdoruesve Rusë.

“Nuk do të ngrijmë llogaritë e miliona përdoruesve të pafajshëm,” tha një përfaqësues i kompanisë.

“Crypto është krijuar si një mjet që ofron liri financiare për njerëzit në mbarë botën. Të bllokosh aksesin për miliona njerëz është njësoj si të refuzosh vetë arsyen e ekzistencës së kriptomonedhave.”

Ditën e Dielë Mykhailo Fedorov, zëvendës kryeministër i Ukrainës, kërkoi nga bursat të bllokonin adresat e përdoruesve Rusë por edhe atyre Bjellorusë.

Bjellorusia është një aleat i Rusisë.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj bankave Ruse, presidentit Putin dhe rrethit të tij të ngushtë. Si rezultat rubla Ruse ka qenë në pikiatë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bllokadë ekonomike ndaj Rusisë

Story i radhës

“Putini ka rënë në dy gjunjë” – Ruzhdi Matoshi flet për deklaratën e bërë para 14 vitesh në Kuvendin e Maqedonisë

Të fundit nga

ShkoLartë