Binance paditet për reklamimin e TerraUSD

1 minut lexim

Binance US dhe CEO i saj u paditën ditën e Marte nga një qytetar Amerikan me pretendimet se kompania kishte reklamuar TerraUSD si një aset të sigurte vlera e së cilës mbështetej në valutë.

Vlera e TerraUSD kolapsoi në Maj duke shkaktuar humbje të mëdha për investitorët të cilët i besuan klasifikimit të saj si një stablecoin që duhej të mbante vlerën e 1 dollari për monedhë.

Ndryshe nga stablecoin që mbështeten nga asete fizike, TerraUSD është një stablecoin algoritmik që nuk mbështetej në para prej letre. Përkundrazi mbështetej nga një kriptomonedhë e quajtur Luna dhe një mekanizëm që mbante vlerën e saj në 1 dollarë.

Investitorët hodhën para në TerraUSD nisur nga mundësia për të përfituar nga programi i kredidhënies Anchor duke ju premtuar rikthim 20% të investimeve për depozitat në monedhë.

Mekanizmi i Terra dështoi të ruante vlerën dhe aktualisht këmbehet në më pak se 1 cent. Padia e Jeffrey Lockhart mund të regjistrohet si një padi në emër të të gjithë investitorëve që blenë Terra nga Binance. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Sunny Hill” u zhvendos nga Prishtina në Tiranë, zbulohet ku do të organizohet aktiviteti 3-ditor

Story i radhës

Sot është dita e Kristjan Asllanit

Të fundit nga