Binance konverton paratë e përdoruesve nga USD Coin në stablecoinin e saj

min lexim

Bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë Binance tha ditën e Hënë se do të konvertojë automatikisht balancat e përdoruesve dhe depozitat e reja në stablecoinët si USD Coin, Pax Dollar dhe True USD në stablecoinin e saj, Binance USD.

Përmes një deklarate Binance tha se lëvizja bëhet me qëllim që të rritet likuiditeti dhe efikasiteti i kapitalit për përdoruesit.

Stablecoin janë një lloj kriptomonedhe e dizajnuar për të mbajtur vlerë konstante si përshembull 1:1 me dollarin Amerikan. Ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm në lehtësimin e tregtimit të kriptomonedhave dhe lejojnë përdoruesit të ruajnë paratë në crypto pa pasur nevojë ti kthejnë në valutën e tyre.

Binance tha se do të ndalojë tregtimin e stablecoin USD Coin, Pax Dollar dhe True USD edhe pse përdoruesit ende do të mund të tërheqin paratë e tyre në formën e këtyre stablecoin.

Konvertimi do të bëhet më 29 Shtator tha Binance.

USD Coin lëshohet nga kompania amerikane Circle dhe stablecoin i dytë më i madh në botë me vlerë tregu prej 51.8 miliardë dollarësh. Stablecoin i Binance vlerësohet me 19.4 miliardë dollarë.

Produktet USDC të prekur si llogaritë e kursimit, abonimet DeFi apo kreditë në kriptomonedha do të mbyllen dhe likuidohen më 23 Shtator tha Binance.

“Duke optimizuar likuiditetin e dollarit në bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, kjo lëvizja ngre shumë shqetësime,” tha një përfaqësues i Circle.

Jeremy Allaire, CEO i Circle, tha përmes një cicërime në rrjetin social Twitter se “konvergjimi i bilanceve të dollarit në Binance … është një gjë e mirë. Përdorimi i USDC vetëm është rritur.”

Në një cicërimë tjetër Allaire parashikon se lëvizja do të ndihmojë USD Coin dhe Binance USD të fitojnë terren përballë stablecoinit më të madh në botë Tether. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbappe: Paratë nuk ishin vendimtare

Story i radhës

Italia planifikon të reduktojë ngrohjen për dimër

Të fundit nga