Bill Gates kishte frikë që vajza e tij mund t’i kërkonte para për nisjen e biznesit të saj

May 1, 2025
min lexim

Miliarderi i Microsoft-it, Bill Gates, zbulon se ishte i shqetësuar se vajza më e vogël, Phoebe, do t’i kërkonte para për të nisur biznesin e saj, pas vendimit për të kufizuar trashëgiminë e saj.

Phoebe Gates, 22 vjeç, e diplomuar në Universitetin Stanford, së bashku me ish-shoqen e saj të dhomës, Sophia Kianni, kanë lansuar së fundmi një aplikacion të ri për tregti elektronike të quajtur Phia.

Platforma, e cila u bë aktive më 24 prill, u ofron blerësve një mënyrë të thjeshtë për të krahasuar çmimet e produkteve të reja dhe të përdorura në mijëra faqe shitjeje.

Kur dëgjoi për herë të parë idenë e vajzës së tij, Gates, 69 vjeç, tha për The New York Times: “Wow, shumë njerëz e kanë provuar, dhe ka disa lojtarë të mëdhenj në këtë fushë”.

Ai pranoi gjithashtu se kishte frikë se e bija do t’i kërkonte fonde për ta financuar projektin.

“Mendova, ‘Oh, tani do të vijë dhe do të kërkojë’”, u shpreh ai.

“Dhe më pas do ta mbaja nën kontroll të rreptë, do të bënim rishikime të rregullta të biznesit, gjë që do ta kisha të vështirë — ndoshta do të isha tepër i butë me të, por do të më lindnin dyshime nëse ishte gjëja e duhur për të bërë. Fatmirësisht, kjo nuk ndodhi”.

Gates shtoi se, për sa i përket blerjeve, ai nuk është pikërisht audienca e synuar nga ky aplikacion. Megjithatë, ai ofroi këshilla në lidhje me menaxhimin e personelit, por nuk u përfshi më shumë.

Ish-bashkëshortja e tij, Melinda Gates, e inkurajoi Phoebe-n dhe Sophia-n që të siguronin vetë kapitalin e nevojshëm për të nisur Phia-n.

Ajo e pa këtë si një mundësi të vërtetë që unë të mësoja — dhe nëse do të dështoja, të mësoja prej tij”. tha Phoebe për median, duke e quajtur nënën e saj “shtyllën e fortë” në jetën e saj.

Të dyja themelueset nisën me një investim fillestar prej 100,000 dollarësh nga Soma Capital dhe një grant prej 250,000 dollarësh nga një program i sipërmarrjes sociale në Stanford. Më vonë, ato siguruan edhe 500,000 dollarë të tjerë nga investitorë individualë (angel investors).

Lansimi i Phia-s është mbuluar gjithashtu nga revista Wealth, e cila shpjegon se si funksionon aplikacioni:

“Phia shfaq në kohë reale çmimet mesatare, që të dish saktësisht kur ia vlen të blesh një produkt të ri dhe kur është më mirë të zgjedhësh versionin e përdorur”, thuhet në një postim në Instagram.

Aplikacioni është falas për t’u përdorur dhe kompania do të gjenerojë të ardhura përmes blerjeve të realizuara me anë të lidhjeve të afiliuara.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Haradinaj përkujton Kuvendin e Pajtimit në Verrat e Llukës: Një nga ngjarjet më madhështore të kombit

Story i radhës

Kasami: Kur flasim ne për kandidat të VLEN-it nuk flasim më për parti të përveçme por për kandidat që fitojnë

Të fundit nga

Zverev e Sinner kualifikohen

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë të grand slam-it të Roland Garros në tenis, eventi më i madh i fushave me dhe. Nuk zhgënjen numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner,

Ky është haxhiu që ndërroi jetë në Qabe

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria ka ndërruar jetë në Mekë. Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur ngushëllime familjesë së Jusufit Njoftimi
sqmken
ShkoLartë