Bilanci i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, një viktimë gjatë 24 orëve të fundit

1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 19 gusht se në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 519 raste të reja me koronavirus.

Sipas raportit ditor, numri i infektimeve të reja me sëmundjen COVID-19 del pas testimit të 1.921 mostrave. Përqindja e testeve që kanë dalë pozitive për koronavirus është 27.01 për qind.

MSH-ja po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 779 persona.

Raste aktive aktualisht janë 4.586.

Kosova ka regjistruar rastet e para me koronavirus në mars të vitit 2020. Shteti po ashtu po vazhdon fushatën e imunizimit, edhe pse numri i qytetarëve që po marrin vaksina është më i vogël.

Gjatë 24 orëve të fundit, 46 persona janë imunizuar kundër koronavirusit, bëri të ditur MSH-ja. Ndërkaq, në total deri më tani autoritetet shëndetësore kanë administruar mbi 1.8 milion doza të vaksinës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vendoset gur-themeli i objektit të ri të QKMF-së në Mitrovicë

Story i radhës

Shtetësi në këmbim të investimeve, Berisha: Thirrje kriminelëve për të ardhur në Shqipëri

Të fundit nga