Bilanci i Covid-19/ MSH: Nuk shënohet asnjë humbje jete në 24-orët e fundit

min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dijes se gjatë 24-orëve të fundit në vend, nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi Covid-19, ndërkohë që janë regjistruar 115 raste të reja nga 556 testime të kryera.

Sipas të dhënave të publikuara aktualisht në spitalin Covid 3, po marrin trajtim të specializuar 6 pacientë.

Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku vetëm në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 21 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 273,077 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 556 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 115 qytetarë, në këto bashki:

77 në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Mat, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Berat, Skrapar.

Janë 567 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,077 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 115
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 556

Testime totale 1,837,228
Raste pozitive 277,141
Raste të shëruara 273,077
Raste Aktive 567
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 429
Vlorë 45
Fier 36
Durrës 13
Gjirokastër 10
Lezhë 9
Korçë 8
Berat 6
Shkodër 5
Elbasan 4
Dibër 2

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zhvillimi i futbollit të femrave në Shqipëri

Story i radhës

Parashikimi për stuhi, shi e erë në Kosovë

Të fundit nga